spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:55
HomeSiguriaPoliciaKaçaniku në alarm: Aksioni i fuqishëm policor shkund qytetin

Kaçaniku në alarm: Aksioni i fuqishëm policor shkund qytetin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë një operacion tjetër në Komunën e Kaçanikut.

Lajmin për media ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

- Advertisement -

Ai nuk ka dhënë informacione se pse është nisur ky operacion, por ka thënë se opinioni do të njoftohet ndërkohë.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Edhe në këtë rast, pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Storm•, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në një operacion të koordinuar. Mes të arrestuarve janë edhe Labinot Murati dhe Fatjon Tusha, të cilët janë lidhur me ngjarje të fundit që po hetohen nga autoritetet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat