spot_img
E martë, 14 Prill, 2026
11:57
HomeKosovaKadrijaj: Bashkëpunimi me LVV-në është i papranueshëm për AAK-në

Kadrijaj: Bashkëpunimi me LVV-në është i papranueshëm për AAK-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se ofertat e Albin Kurtit ndaj partive opozitare për bashkëqeverisje kanë qenë qesharake.

“Po mendoj që nuk kanë qenë oferta serioze dhe të sinqerta. LDK-ja e ka provuar një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe prej atij koalicioni është dashur të shkëputet shumë shpejt, për shkak se nuk ka qenë partner i sinqertë. Nëse lidhet një marrëveshje, ajo duhet të respektohet”, ka deklaruar Kadrijaj.

- Advertisement -

Sa i përket ftesës që Kurti i ka bërë Fatmir Limajt, deputetja tha se kjo dëshmon mungesën e sinqeritetit të tij.

“Në takimin që ka pasur me bashkatdhetarët në Britani, në Londër, shiheni sa i pasinqertë ka qenë duke thënë se ka pasur kaq numra, ndërsa ka kërkuar kaq. Unë i kam ofruar këto – pra asgjë këtu nuk ka pasur sinqeritet. Nuk ka qenë një marrëveshje apo disa takime që kanë kërkuar bashkëpunim të sinqertë e korrekt, që ndoshta do të kishin qenë në të mirë të Kosovës”, ka thënë ajo, në një linjë direkte në Debat Plus.

- Advertisement -

Më tej, Kadrijaj ka deklaruar se AAK është kundër çdo forme bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne kemi qenë të qartë prej fillimit,” ka shtuar ajo, duke theksuar se koalicioni i arritur mes AAK-së dhe VV-së në Fushë Kosovë është bërë pa dijeninë e qendrës.

“Ne jemi befasuar kur e kemi parë një fotografi, por megjithatë, ju e dini që anëtarësia nuk mund të votojë ashtu siç deklaron ajo, nëse nuk e ka pasur përkrahjen e qendrës,” ka vijuar ajo.

Kadrijaj shtoi se forca politike e AAK-së në Fushë Kosovë nuk mund të përcaktojë me saktësi kush mund të jetë fitues në atë komunë.

“Forca politike e Aleancës në Fushë Kosovë nuk mund të determinojë mirë ose saktë se kush mund të jetë fitues në Fushë Kosovë,” ka përfunduar ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat