spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
16:56
HomeKosovaKadrijaj: LVV-ja po kërkon ndihmë nga VLEN-i për vota

Kadrijaj: LVV-ja po kërkon ndihmë nga VLEN-i për vota

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje po kërkon ndihmë nga VLEN-i, koalicioni politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, për të siguruar votat në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kryeparlamentares.

Deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Sipas saj, kjo ndihmë po kërkohet përmes deputetëve jo shumicë, përfshirë edhe Duda Baljen, të cilët kanë aktivizuar kontakte politike nga jashtë vendit.

Kadrijaj tha më tej se posti i kryetares së Kuvendit mund të zgjidhet vetëm përmes një marrëveshjeje politike ose një koalicioni të gjerë.

- Advertisement -

“Ka pasur edhe të Duda Baljes. Janë deklaruar edhe vetë që kanë aktivizuar miqtë nga VLEN-i në Maqedoninë e Veriut, sepse në fakt iu kanë borxh, sepse edhe këta i kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet. Secili deputet vendos individualisht. Ne nuk kemi ndikim as te Adem Hoxha, por nuk kemi as ndikim te Duda Balje”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat