spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
02:43
HomeKosovaKadrijaj, pozitës: Keni vjedhur e sakatuar, ushtarët sot po hanë bukë e...

Kadrijaj, pozitës: Keni vjedhur e sakatuar, ushtarët sot po hanë bukë e pashtetë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri gjatë fjalimit të tij në Kuvend “tregoi përralla”.

“Kryeministri na tregoi përralla, jemi ngi përralla kryeministër, u dasht sot me dalë këtu em tregu cka ke bo konkretisht. Një kryeministër me fol edhe për shëndetësi, edhe për arsim, edhe për infrastrukturë tu i pasë ministrat këtu. Atëherë po del që ti ministrat i ki të paaftë se po duhet me raportu ti për ministra, dmth barrën e krejt qeverisë e ke marrë ti”, tha ajo.

- Advertisement -

Kadrijaj tha se Kurti ka thënë që nuk do të dialogojë me Serbinë “pa u zbardhur fati i të pagjeturve dhe pa kërku falje Serbia për krimet që janë kryer në Kosovë”.

Ajo ia përmendi edhe rastin e Astrit Deharit.

- Advertisement -

“Pse se zbardhët rastin për 4 vjet, plus 1 vit e gjysmë. Përkundrazi i keni zhdukë, i keni vjedhë mostrat, e keni ndjekë IML-në”, shtoi ajo.

“Sot ushtarët po hajnë bukë e pashtetë, policia e ushtarët nuk kanë uniforma. Ti i ke degradu secilin nivel të kësaj qeverisje. Keni vjedhë edhe në subvencione e në rezerva shtetërore. Keni vjedhë e keni sakatu. S’jeni kon në gjendje një rrugë me bo”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat