spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
15:10
HomeKulturëKalaja e Libohovës, dhurata e Ali Pashës për motrën e tij, Shanishanë

Kalaja e Libohovës, dhurata e Ali Pashës për motrën e tij, Shanishanë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Kalaja e Libohovës”, e njohur ndryshe edhe si “Kalaja e Shanishasë”, është Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Kalaja e Shanishasë ndodhet në qytetin e vogël të Libohovës, pranë Gjirokastrës. Ajo u ndërtua në fund të shekullit XVIII nga Ali Pashë Tepelena si dhuratë për të motrën, Shanishanë.

- Advertisement -

Fortifikimi ka një formë katrore me katër kulla këndore, dhe është ndërtuar kryesisht me gurë gëlqerorë, tipikë për zonën. Brenda mureve të saj gjendeshin ambientet për banim, magazinat dhe hapësirat mbrojtëse.

Nga kalaja hapet një pamje panoramike mbresëlënëse mbi fushën e Dropullit dhe malet përreth, shkruan në profilin e saj në rrjetet sociale, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Gjirokastrës, ku njëherësh ka shpërndarë edhe pamjet mahnitëse te kalasë.

- Advertisement -

Kalaja është e pajisur me tre hyrje. Ajo ruan në të gjitha karakteristikat e ndërtimeve tipike të Ali Pashës.

E sigurt është, sipas specialistëve, që ky ndërtim i përket fundit të shekullit të 18-të ose fillimit të 19-tës dhe është para marrjes së Gjirokastrës nga Ali Pasha (1808) apo dhe para ndërtimit te kalasë së “Shën Triadhës” përballë me Gjirokastrën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat