spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
05:38
HomeKosovaKalaja e Prizrenit përjetësohet në pulla postare

Kalaja e Prizrenit përjetësohet në pulla postare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot janë lëshuar në qarkullim pullat e reja postare me temën “Kalaja e Prizrenit”. Kjo u bë e ditur nga Posta e Kosovës, e cila këtë e quajti si një nderim për një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Kosovës.

“Kalaja e Prizrenit, e ndërtuar që në periudhën antike, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe forcimin e qytetit gjatë shumë periudhave historike, përfshirë ato të Perandorive Romake, Bizantine dhe Osmane. Ajo ka një histori të pasur dhe një ndikim të thellë në zhvillimin e rajonit. Muret e saj të forta prej guri dhe pozita e saj strategjike ofrojnë një pamje panoramike të qytetit dhe luginës së lumit Lumbardhi, duke e bërë atë një atraksion turistik të veçantë dhe një simbol të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

- Advertisement -

Posta e Kosovës këtë emision të ri të pullave postare e konsideron edhe si mundësi për qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që të kontribuojnë në ruajtjen dhe përhapjen e këtij simboli të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Posta e Kosovës ka ftuar gjithashtu të gjithë ata që merren me filatelinë të përfitojnë nga ky emision unik, duke shtuar një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit në koleksionet e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat