Kalifornia po përballet me një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit.
Guvernatori Gavin Newsom ka deklaruar se sipas të dhënave të Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Los Angeles, 180,000 persona janë aktualisht nën urdhra evakuimi nga të gjitha zjarret në qark.
“Është e sigurt të thuhet se zjarri i Palisades është një nga fatkeqësitë natyrore më shkatërruese në historinë e Los Anxhelosit”, u tha drejtoresha e zjarrëfikësve gazetarëve.
Ndërkohë, është paralajmëruar për viktima nga zjarret e ashpra.
Nga ana tjetër, kryebashkiakja Karen Bass, ka kundërshtuar kritikat se administrata e saj nuk ishte e përgatitur siç duhet për zjarret, duke përfshirë se ajo ishte jashtë vendit kur shpërthyen flakët, pavarësisht parashikimeve të motit që mund të mbartnin rreziqe ekstreme nga zjarri.
“Më lejoni vetëm të them, para së gjithash, fokusi im numër një dhe mendoj se fokusi i të gjithë neve këtu me një zë është që ne duhet të mbrojmë jetë. Ne duhet të shpëtojmë jetë, duhet të shpëtojmë shtëpi”, u tha ajo gazetarëve.
Ndërkohë, shkencëtarët ka kohë që kanë konstatuar se ndryshimi i klimës ka pasur ndikim të madh në rritjen e flakëve.
Një studim shkencor i vitit 2023 i botuar në revistën Earth, Atmospheric, and Planetary Sciences, zbuloi se midis 1971 dhe 2021, ndryshimi i klimës kontribuoi në një rritje prej 172 për qind në zonat e djegura në Kaliforni.
Në periudhën më të fundit nga viti 1996 deri në vitin 2021, kjo shifër është 320 për qind më e madhe dhe rritje të mëtejshme priten në dekadat në vijim.



