Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi e ka përshëndetur pikën e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ai ka deklaruar se ky hap ndihmon në lidhjen mes dy vendeve dhe lehtësimin e qarkullimit.
Postimi i plotë i Gashit në Facebook:
E përshëndes dhe e mbështes fuqishëm sistemin e përbashkët të menaxhimit kufitar “One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Han i Elezit, midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Ky është një hap tjetër përpara drejt lidhjes së dy vendeve dhe lehtësimit të qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe bizneseve nga të dyja anët e kufirit.
Megjithatë, kjo është edhe një shtysë shtesë për drejtimin që duhet të ndjekin marrëdhëniet ndërmjet të gjitha vendeve të Rajonit, drejt një komunikimi më të mirë, bashkëpunimi më të ngushtë, fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit për të gjithë ne që jetojmë në këto hapësira. Varet nga ne!