Kthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother, duket se nuk është duke i bërë mirë Gjestit.
Nga mbrëmja e djeshme, tek ai është shfaqur një tension.
Gjatë kohës sa Egli dhe Danja filluan të vallëzonin në oborr, nën ritmet e një muzike të qetë nën shi, erdhi edhe shpërthimi i Gjestit.
“Kam me ju shkatërru ren”
Pasi tha këto fjalë drejtuar banorëve, apo me nënkuptim ndaj sjelljes së Eglit, ai vazhdoi me një ton më të ashpër.
“Një nga një do t’ju paloj ren. Kam me ju dridh, kam me ju shkatërru, pasha Allahun. S’ka mëshirë hiç, zero, zero”.
Fjalët e tij shkaktuan një valë reagimesh të menjëhershme mes fansave të formatit, të cilët mbetën të habitur nga intensiteti i tij, por kishte dhe nga ata që e kanë mbështetur.
Pak më vonë Gjesti është parë në oborr duke folur me veten dhe duke bërë disa deklarata të fuqishme.
“Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo. Zoti është një. Hajt ti”.
“Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur, vetë do të vdes”.
Tensionet mes dyshes mbeten të larta, ndërkohë që publiku është i etur për të parë se si do të zhvillohet dinamika mes tyre në ditët në vijim.



