spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:34
HomeRajoniSerbiaKamberi: Kërcënimet e Vuçiqit, sjellje tipike autokratësh

Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit, sjellje tipike autokratësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje të zakonshme “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”.

Deputeti Shaip Kamberi i është referuar kërcënimit të Vuçiqit që ta përdorë njësitin “Kobra” për t’i shuar protestat studentore, e po ashtu kërcënimit ndaj mësimdhënësve.

- Advertisement -

“Vuçiq dhe pushteti deri tash i pakontrolluar i tij, po përballen me krizën më serioze. Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri. I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’.  Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’,  se  ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë.  Lojalistët, ashtu siç i ka prezantuar vetë Vuçiq, janë garda e tij pretoriane, të ‘gatshëm për të derdhur gjak që të mos lejojnë ndryshimin e pushtetit’. Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Kamberit,  Vuçiqi, për ta larguar vëmendjen, ka lansuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës.

- Advertisement -

“Kurti e Prishtina, Plenkoviqi e Zagrebi, Sarajeva e Podgorica, janë shndërruar në frazën e tij të përditshme në tentativën e tij për t’i fshehur autorët e vërtetë të tragjedisë së Novi Sadit.  Refuzimi kryeneç për të marrë mbi vete dhe regjimin e tij përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur, po e përballin Vuçiqin me kundërshtarë gjithnjë e më të shumtë të shtresave të ndryshme”, ka shkruar Kamberi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat