spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
01:48
HomeRajoniSerbiaKamberi: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Kamberi: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zhvilluan takim zyrtar me Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe me Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.

“Në këtë takim po e çoj drejtpërdrejt zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet dhe politikat shtetërore të Beogradit që synojnë zhdukjen tonë administrative. Kjo përpjekje po realizohet me mbështetjen e fuqishme të miqve tanë në SHBA, në veçanti Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë qenë ura jonë e drejtpërdrejtë drejt institucioneve amerikane”, ka shkruar ai në “Facebook”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sot, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zhvilluam takim zyrtar me Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe me Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.

- Advertisement -

Në këtë takim po e çoj drejtpërdrejt zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet dhe politikat shtetërore të Beogradit që synojnë zhdukjen tonë administrative.

Kjo përpjekje po realizohet me mbështetjen e fuqishme të miqve tanë në SHBA, në veçanti Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë qenë ura jonë e drejtpërdrejtë drejt institucioneve amerikane.

Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë.

Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington.

Lugina e Preshevës nuk është temë lokale, është çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit në Ballkan.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat