spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:46
HomeRajoniSerbiaKamberi: Vuçiqi dhe regjimi i tij refuzojnë të pranojnë ekzistencën e krizës...

Kamberi: Vuçiqi dhe regjimi i tij refuzojnë të pranojnë ekzistencën e krizës politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Seanca e Parlamentit të Serbisë u shoqërua me tensione të ashpra të martën, kur deputetët e opozitës hodhën dy herë bomba tymi dhe përdorën mjete piroteknike, duke protestuar kundër miratimit të rendit të ditës nga shumica qeverisëse.

Në mesin e kaosit dhe përplasjeve fizike mes deputetëve, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq përdori një gjuhë të ashpër dhe fyese ndaj opozitës, si dhe ndaj shqiptarëve dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ajo i quajti deputetët opozitarë “heronj të Albin Kurtit dhe mediave në Kosovë”, duke i akuzuar për nxitje trazirash në Serbi me mbështetje të huaj.

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e komentoi këtë retorikë, duke thënë se regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për krizën e thellë politike në vend.

Sipas tij, pushteti serb në Beograd vazhdon të kërkojë fajtorë të jashtëm, duke përmendur shërbimet e huaja, Kroacinë dhe madje edhe mediat shqiptare të Kosovës si “nxitës” të protestave.

- Advertisement -

“Arseja ishte kërkesa e opozitës që të shtyhen të gjitha pikat e rendit ë rendit të ditës dhe në seancë të mbetet si pikë e vetme, dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë. Kryetarja e parlamentit refuzoi dhe kjo ishte një shkas që opozita tentoi bllokimin e seancës, mandej hodhën gazlotësjelljes, gjuajtën me vezë, zhurmë, pat edhe grushtime dhe u pa një kaos i vërtetë.

Më vonë Ana Bërnabiq përdor këtë fjalor, gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, ndaj kryeministrit Albin Kurti. Me qëllim që të mobilizoi, homogjenizoi elektoratin e vet në Serbi. Gjoja se fuqitë e huaja qëndrojnë pas trazirave në Serbi. Aleksandër Vuçiq dhe regjimi i tij kurrë se pranojnë që ka krizë serioze politike, dhe duhet të ballafaqohen me të. Prandaj po mundohen akoma të gjejnë fajtorë nga jashtë,  shërbimet e huaja, shërbimet kroate, Albin Kurtin e sot ishin edhe mediat shqiptare të Kosovës, që janë që po nxisin protestat. Është retorikë që ka për qëllim mobilizimin e elektoratit të vet”, ka thënë Kamberi të Dukagjini.

Më herët, Kamberi ka reaguar edhe përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook” lidhur me seancën e sotme të Parlamentit të Serbisë ku u shoqërua me tensione të larta, njëherësh ka shpërndarë edhe një video.

“Opozita me gaz lotësjellës, vezë pengoi po tenton të pengojë mbajtjen e Seancës. Brnabiq insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës”, ka shkruar Kamberi.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat