Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është bërë kampion bote pas fitores ndaj Rolly Lambertin.
Dyshja ishin në garë për ta fituar titullin IBO në peshën “Cruiserweight”.
Uldedaj gjatë gjithë kohës kishte kontrollin e ringut, duke goditur më saktë e më me vendosmëri.
Ai kërkonte të shtynte ritmin e ndeshjes dhe të detyronte Lambert të reagonte, por kundërshtari i tij u tregua pasiv dhe i mbyllur gjatë gjithë duelit.
Kjo fitore sipas Uldedaj është për të gjithë ata që e kanë mbështetur.
“Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser. Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh. Faleminderit ekipit tim, familjes, trajnerëve dhe çdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Sot shkruam histori për Shqipërinë”, ka shkruar ai.



