Lahi Brahimaj, i shoqëruar nga kryetari i Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë takuar banorët e Rekës së Keqe, si dhe të lagjeve Mulla Jusuf, Çabrat dhe Çarshia e Vjetër.
Teksa ka ndarë pamje nga takimet, Gjini mes tjerash ka shkruar se “kjo është më shumë se një fushatë”.
“Është një qëndrim i sinqertë pranë njerëzve që na përkrahin, pranë qytetarëve që besojnë, angazhohen dhe zgjedhin të kontribuojnë për vendin e tyre”.

Postimi i plotë:
Sonte u takuam me banorët e Rekës së Keqe, si dhe të lagjeve Mulla Jusuf, Çabrat dhe Çarshia e Vjetër.
Kjo është më shumë se një fushatë – është një qëndrim i sinqertë pranë njerëzve që na përkrahin, pranë qytetarëve që besojnë, angazhohen dhe zgjedhin të kontribuojnë për vendin e tyre.
Bashkë, me dialog dhe besim, ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë 🇽🇰
Aleanca Krah Teje!
#129🗳️



