spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:42
HomeOpinioneEditorialeKandidatët e Prishtinës në mes të snobizmit dhe supremacisë

Kandidatët e Prishtinës në mes të snobizmit dhe supremacisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hysen Beqa – Shkrimtar dhe njohës i zhvillimeve socio-politike

Në prag të zgjedhjeve lokale për kryetar të Prishtinës, debati publik fatkeqësisht nuk sillet rreth vizionit, kompetencës dhe programeve të kandidatëve, por përqendrohet në një çështje sipërfaqësore, të tejkaluar dhe thellësisht diskriminuese: prejardhja gjeografike.

Në vend që të analizohen idetë për zhvillimin urban, shërbimet publike, mjedisin, transportin apo jetën kulturore të qytetit, vëmendja zhvendoset te pyetje të tipit “Kush ka lindur në Prishtinë?”, “Kujt i ka lindur babai këtu?” apo “A është ky kandidat një ‘prishtinas i vërtetë’?”
Kandidatët e Prishtinës në mes të snobizmit dhe supremacisë Në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës, në vend se të fokusohemi në programet, vizionin dhe kapacitetin e kandidatëve për të qeverisur një kryeqytet në zhvillim e sipër drejt një karakteri metropolitano-modern, debati publik shpesh zhvendoset te prejardhja e tyre: kush ka lindur në Prishtinë, kush jo; kujt i ka lindur babai këtu e kujt gjyshi diku tjetër.

- Advertisement -

Disa kandidatë përpiqen me ngulm të duken si “prishtinas të vërtetë”, shpesh në mënyrë artificiale, duke u përpjekur t’i ngjiten një identiteti që nuk e kanë jetuar, por që sot e konsiderojnë të domosdoshëm për legjitimitet politik, duke krijuar më shumë përshtypjen e të qenit thjesht snobist. Në anën tjetër, disa nga ata që janë vendas, sillen me njëfarë superioriteti moral dhe qytetar, sikur Prishtina u përket me të drejtë natyrore, ndërsa të tjerët janë vetëm “të ardhur” që nuk duhet të përfshihen në jetën politike të kryeqytetit.

Ky lloj debati është i dëmshëm, provincial dhe diskriminues. Ai nuk pasqyron vlerat e një kryeqyteti që duhet të jetë hapësirë e barabartë për të gjithë qytetarët që jetojnë, punojnë, krijojnë familje dhe kontribuojnë në jetën e përditshme të qytetit, pavarësisht nga vendlindja apo prejardhja. Më vjen ndër mend Sadiq Aman Khan, kryebashkiaku i Londrës, i cili, përveç se është mysliman, ka edhe prejardhje pakistaneze dhe babai i tij ka lindur e është rritur në Pakistan. Sikurse edhe babai i Përparim Ramës, i cili ka lindur në një fshat të thellë të Podujevës. Po ashtu edhe babai i Uran Ismailit, i lindur në Gjilan.

- Advertisement -

Por kjo nuk i pengoi ata të bëhen mjek dhe piktor i njohur, përkatësisht. Ndërsa Hajrullah Çeku vjen nga Prizreni dhe rishtazi është vendosur në Prishtinë, duke zgjedhur të jetojë dhe të zhvillojë jetën e tij familjare dhe politike në këtë qytet. Prishtina ka nevojë për kandidatë që ofrojnë ide, zgjidhje dhe qytetari, jo për maska identitare që ngatërrojnë politikën lokale me krenari fisesh. Prishtina është një qytet si një Amerikë e vogël, ku njerëzit vijnë dhe zhvillohen këtu. Askush nuk ka të drejtë të ngjitet mbi të tjerët si supremacist, vetëm pse ka ardhur disa vite më herët.

Sa për kujtesë, ikonat e artit, kulturës dhe sportit, me të cilët ushqehet ndjenja e të qenurit “prishtinas”, pothuajse asnjëri nuk ka lindur në Prishtinë: Armend Rexhepagiqi: babai i tij ka lindur dhe është rritur në Plavë të Malit të Zi. Nexhmije Pagarusha: ka lindur në Pagarushë të Malishevës. Fadil Vokrri: ka lindur në një fshat të Podujevës.

Dhe krejt në fund, ne që jemi votues të këtyre kandidatëve, të cilët në shumicë absolute vijmë nga vende të ndryshme, dikush më herët, dikush më vonë, patjetër duhet të vlerësojmë sjelljen e tyre në këtë garë politike. Kjo shoqëri dhe ky qytet, më shumë se çdo gjë tjetër, ka nevojë të dalë nga veza vetizoluese dhe përkufizuese e të menduarit dhe jetuarit dhe të mendojë me mendje të hapur e progresive.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat