Atmosfera sportive në Prizren është shndërruar në një skenë kaosi dhe dhune, pasi përleshje të ashpra shpërthyen mes tifozëve gjatë një ndeshjeje të rëndësishme.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë qartë ndërhyrjen masive të forcave të rendit, me policë të shumtë dhe njësitë speciale që detyrohen të zbresin në parket për të rikthyer rendin.
Ky incident rikthen kujtimet e kohëve të hershme të sportit në Kosovë, ku skena të tilla kaotike ishin pothuajse të zakonshme, pavarësisht sportit që luhej.
Dikur, çdo ndeshje madhore shoqërohej nga tensione, përplasje dhe ndërhyrje të policisë – një realitet që, me kalimin e viteve, pritej të mbetej vetëm pjesë e historisë.
Fatkeqësisht, situata në Prizren dëshmon se “retroja” e dhunës në sport duket se po rikthehet fuqishëm, duke e vënë në pikëpyetje serioze sigurinë e pjesëmarrësve dhe imazhin e vetë sportit kosovar.
Autoritetet kanë nisur hetimet mbi incidentin, ndërsa Federatat përkatëse kanë premtuar masa të ashpra për të ndëshkuar përgjegjësit dhe për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla në të ardhmen.
Sporti është dhe duhet të mbetet festë, jo arenë për dhunë!



