spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
01:15
HomeBotaAmerika10 MINUTAT E TMERRIT NË WASHINGTON! PAMJET QË NUK U PANË, SI...

10 MINUTAT E TMERRIT NË WASHINGTON! PAMJET QË NUK U PANË, SI U EVAKUUA TRUMP MES TË SHTËNAVE!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Washington, 2026 – Ajo që duhej të ishte nata më elegante e vitit në kryeqytetin amerikan, u shndërrua brenda pak sekondave në një zonë lufte. Ndërsa në pjatat e të ftuarve po shërbehej sallata e parë, tre krisma të forta “bang, bang, bang” ndaluan muzikën dhe frymëmarrjen e elitës botërore në hotelin “Washington Hilton”.

Agjent i Sherbimit Sekret, ne aksion brenda sallles ku ndodhej Presidenti TrumpPresidenti Donald Trump, duke dalur para gazetareve, pas ngjarjesKronologjia e Kaosit: Çfarë ndodhi në të vërtetë?

  • Ora 20:30: Krismat dëgjohen nga fundi i sallës. Gazetarët e pool-it presidencial, që po karikonin laptopët pranë pikës së kontrollit, konfirmojnë se salla u përfshi nga një heshtje vdekjeprurëse përpara se të niste rrëmuja.

    - Advertisement -
  • “Poshtë tavolinave!”: Brenda sallës, skena ishte drithëruese. Gazetarë, politikanë dhe staf i hotelit u hodhën në dysheme. Dëshmitarët tregojnë për anëtarë të stafit që qanin në dëshpërim, duke u lutur për jetën pranë tavolinave të liderëve më të fuqishëm të botës.

  • Agjentët “Fluturues”: Për herë të parë, agjentët e Shërbimit Sekret nuk u mjaftuan me protokollin. Ata u panë duke “kërcyer” mbi tavolina, karrige dhe mbi vetë të ftuarit për të krijuar një kordon mbrojtës rreth Donald Trump, Melania Trump dhe JD Vance.

    - Advertisement -
  • Evakuimi Taktik: Brenda 4 minutave, figura si Marco Rubio, Pete Hegseth dhe FBI Director Kash Patel u tërhoqën zvarrë drejt zyrave të vogla të sigurisë në bodrumin e hotelit, përpara se të largoheshin me eskorta të blinduara.

Pamje ne momentin e ngjarjesDetaji që bëri diferencën: Ironia e Sallës “James Brady”

Pas evakuimit, Presidenti Trump u rishfaq përballë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pikërisht në sallën e konferencave të emërtuar sipas James Brady – zëdhënësit të shtypit që u qëllua gjatë atentatit ndaj Reagan-it në vitin 1981, në të njëjtin hotel.

“Kjo ishte një ngjarje kushtuar lirisë së fjalës dhe në një farë mënyre, ajo na bashkoi të gjithëve,” deklaroi Trump, i rrethuar nga kabineti i tij, duke treguar se atentati dështoi ta ndalonte mesazhin e tij.

Darka e Korrespondentëve u kthye në makth: Pjata të thyera, britma dhe agjentë që ‘fluturonin’ mbi tavolina për të shpëtuar Trumpin!Nga paniku nën tavolina te konferenca historike në Shtëpinë e Bardhë – zbuloni 10 minutat kur Uashingtoni u ndal! Kush e tentoi eliminimin e kupolës së shtetit dhe si shpëtuan liderët?

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat