Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përfunduar procesin e regjistrimit dhe pajisjes me dokumentacion të rregullt pronësie të Katedrales së Shkodrës, një monument me vlera të veçanta historike, fetare dhe artistike.
Katedralja, e ndërtuar në vitin 1858 dhe e zbukuruar me afresket origjinale të piktorit Kol Idromeno në vitin 1911, përfaqëson një simbol të rëndësishëm për komunitetin katolik dhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Sipas njoftimit të Kadastrës Shqiptare, me përfundimin e këtij procesi i hapet rrugë restaurimit, investimeve dhe mirëmbajtjes së mëtejshme të këtij objekti me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore. /atsh



