spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:50
HomeBotaAmerikaKatër ndihmës të kryebashkiakut të Nju Jorkut pritet të japin dorëheqje

Katër ndihmës të kryebashkiakut të Nju Jorkut pritet të japin dorëheqje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Katër ndihmës të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, planifikojnë të japin dorëheqjen në ditët në vazhdim, një tërheqje e mbështetjes për kryebashkiakun pasi Departamenti i Drejtësisë kërkoi rrëzimin e akuzave penale kundër Adams, raportuan mediat lokale.

Përpjekja për të pushuar akuzat kundër Adams kanë nxitur një sërë dorëheqjesh në Departamentin e Drejtësisë nga zyrtarë të cilët refuzuan të zbatonin vendimin për rrëzimin e akuzave, të cilat ishin konfirmuar më herët në një aktakuzë të jurisë së madhe.

- Advertisement -

Agjencia Reuters nuk mundi të konfirmonte raportimet e televizionit WNBC dhe gazetës “New York Times” se katër nënkryetarë bashkie synonin gjithashtu të jepnin dorëheqjen.

Përfaqësuesit e zyrës së Adams nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment, por një zëdhënës i tha televizionit WNBC dhe gazetës “New York Times” se askush nuk kishte dhënë ende dorëheqjen.

- Advertisement -

Adams zhvilloi të dielën një takim në internet me të paktën tre nënkryetarë bashkie, të cilët shprehën synimet e tyre për të dhënë dorëheqjen nga administrata e tij, raportoi WNBC, duke cituar dy burime të njohura me këtë çështje.

Qëllimi i takimit ishte të bindte ndihmësit e lartë që të vononin çdo vendim për largimin, gjë që mund të dobësonte pozitën e kryetarit të bashkisë ndërsa ai i reziston thirrjeve që të jap dorëheqjen, raportoi televizioni WNBC, raporton voa.

Adams i zgjedhur në vitin 2022, ka qenë nën trysni për të dhënë dorëheqjen që kur prokurorët federalë ngritën një padi penale shtatorin e kaluar me akuzat se kishte përfituar udhëtime nga zyrtarët turq dhe donacione politike nga të huajt në këmbim të ndërmarrjes së veprimeve në dobi të Turqisë.

Kryebashkiaku Adams i cili ka deklaruar se është i pafajshëm, ka mohuar çdo shkelje dhe ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat