spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
12:28
HomeSiguriaPoliciaKatër persona janë arrestuar pas një rrahjeje në Pejë

Katër persona janë arrestuar pas një rrahjeje në Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00, ka pranuar një njoftim për një rrahje të ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejës.

Policia është përgjigjur menjëherë dhe ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka hasur në dy persona të dyshuar dhe një viktimë.

- Advertisement -

“Nga hetimet e para, ka rezultuar se rrahja ka shpërthyer pas një sulmi të kryer nga tre persona ndaj të dyshuarit të katërt dhe viktimës”, thekson policia.

Sipas informacionit të policisë, gjatë përleshjes, i dyshuari i katërt ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka therur dy nga të dyshuarit, duke shkaktuar lëndime trupore.

- Advertisement -

“Pas ndërhyrjes së shpejtë nga autoritetet dhe mbërritjes në vendngjarje, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, pas intervistimit, prokurori i shtetit ka dhënë urdhër për ndalimin e tre të dyshuarve për 48 orë, ndërsa njëri nga ata është liruar në procedurë të rregullt.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat