spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:54
HomeSiguriaPoliciaKatër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar katër raste të dhunës në familje në vend.

Nga policia bëhet e ditur edhe se rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Ferizaj dhe Gjakovë.

- Advertisement -

Tutje, në raportet e PK-së njoftohet edhe se lidhur me këto raste janë arrestuar katër persona.

Raporti i Policisë së Kosovës:

- Advertisement -

DHUNË NË FAMILJE

Graqanicë 04.04.2025 – 03 :21.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa  i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 04.04.2025 – 22:30.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim  të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 03.04.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 30.03.2025 – 23:00.  Me 04.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat