spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
11:26
HomeKosovaPrishtinaKatrahura e Prishtinës, shtylla rri pezull mbi trotuarin ku kalojnë qytetarët

Katrahura e Prishtinës, shtylla rri pezull mbi trotuarin ku kalojnë qytetarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me muaj të tërë po qëndron kjo shtyllë e drurit në Prishtinë.

Një qytetar ka raportuar se e njëjta ka disa muaj që po qëndron pezull prapa përmendores “Isa Kastrati” që ndodhet tek kryqëzimi i rrugëve “1 tetori” dhe “Rrustem Statovci”.

- Advertisement -

Ai ka thënë ta ketë kontaktuar disa herë KEDS-in, por nga ta ka marrë përgjigjen se e njëjta është përgjegjësi të njërës nga kompanitë e shpërndarjes së rrjetit kabllor dhe të internetit.

- Advertisement -

“Gjendja, po e përsëris është alarmante. Ju lus që ta trajtoni me urgjencë ose do të ndodhë diçka e ngjashme si në javën e kaluar në afërsi të rrugës “Isa Kastrati”. Nëse ndodh ndonjë aksident, ju jeni ata që do të jepni llogari për këtë neglizhencë dhe mos-kujdes bazik ndaj konsumatorëve tuaj”, ka shkruar ai, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta shpërndajnë këtë informacion sa më shumë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat