spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
08:25
HomeKosovaKDI: Presidentja të marrë iniciativë, seancat e Kuvendit po bëhen të pakuptimta...

KDI: Presidentja të marrë iniciativë, seancat e Kuvendit po bëhen të pakuptimta pa marrëveshje politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar të premten ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur procesin aktual parlamentar “cikël absurd seancash çdo 48 orë”, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret.

Sipas KDI-së, mungesa e një përpjekjeje serioze për të arritur marrëveshje që siguron shumicën parlamentare, si dhe përsëritja e kandidaturës së njëjtë për pozitat udhëheqëse, e ka shndërruar këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk sjell zgjidhje.

- Advertisement -

“Rregullorja e Punës së Kuvendit ka kuptim vetëm nëse respektohet në frymën e saj – për të garantuar funksionalitetin e institucionit. Ajo nuk mund të keqpërdoret si mburojë për mungesën e vullnetit politik, e aq më pak për të justifikuar një gjendje të pafund bllokade”, thuhet në reagimin e KDI-së.

KDI-ja thekson se kur procedurat parlamentare shndërrohen në arsyetim për paralizën institucionale, problemi nuk është më vetëm teknik, por politik, dhe kërkon adresim të tillë.

- Advertisement -

Në këtë drejtim, KDI-ja i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të marrë rol më aktiv duke thirrur takim me liderët e partive parlamentare, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për dalje nga situata.

“Kushtetuta i njeh Presidentes mandatin për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve. Në një situatë kur Kuvendi – institucioni më i lartë përfaqësues – është i bllokuar, angazhimi i saj politik dhe institucional nuk është vetëm i justifikuar, por i domosdoshëm”, thuhet në deklaratë.

Sot dështoi për të gjashtën herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat