spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
11:58
HomeKosovaKDI u bën thirrje partive të marrin pjesë në takimin e ftuar...

KDI u bën thirrje partive të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Osmani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mirëpritur ftesën e presidentes Osmani për takime konsultative me krerët e partive politike për ngërçin e krijuar në kuvend.

“KDI mirëpret ftesën e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për takime konsultative me partitë politike më 15 maj, si një hap të duhur drejt zhbllokimit të ngërçit aktual dhe përmbushjes së detyrimit të saj për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

KDI ka thënë se seancat e përsëritura të Kuvendit, pa marrëveshje politike dhe pa progres real, po dëmtojnë dhe pamundësojnë konstituimin e institucioneve.

“KDI rikujton se ka kërkuar ndërmarrjen e një iniciative të tillë më shumë se dy javë më parë, duke theksuar se seancat e përsëritura të Kuvendit, pa marrëveshje politike dhe pa progres real, po dëmtojnë dhe pamundësojnë konstituimin e institucioneve”, thuhet mes tjerash nga KDI.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

#KDI mirëpret ftesën e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për takime konsultative me partitë politike më 15 maj, si një hap të duhur drejt zhbllokimit të ngërçit aktual dhe përmbushjes së detyrimit të saj për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve.

KDI rikujton se ka kërkuar ndërmarrjen e një iniciative të tillë më shumë se dy javë më parë, duke theksuar se seancat e përsëritura të Kuvendit, pa marrëveshje politike dhe pa progres real, po dëmtojnë dhe pamundësojnë konstituimin e institucioneve.

Në këtë fazë kritike, kur vendi ndodhet në një ngërç institucional që po minon funksionimin demokratik, inkurajojmë të gjitha partitë politike të marrin pjesë në këtë takim, në mënyrë që ai të shërbejë si një mundësi për të nxitur dialogun politik e ndërpartiak – si domosdoshmëri për tejkalimin e situatës aktuale.

Njëkohësisht, u kërkojmë partive politike që pjesëmarrja në këtë takim të mos jetë simbolike, por shprehje e një përgjegjësie konkrete për t’i shërbyer funksionalizimit të institucioneve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat