spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:21
HomeLajmeKEK del me sqarim për zjarrin në Termocentralin Kosova A

KEK del me sqarim për zjarrin në Termocentralin Kosova A

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar se zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe i njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A. Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është shkyçur nga puna në mënyrë të rregullt. Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat