spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:00
HomeEkonomiKEK e shtyn sërish afatin për lidhje të kontratave me biznese

KEK e shtyn sërish afatin për lidhje të kontratave me biznese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Korporata Elektroenergjetike e Kosovës e ka shtyrë sërish afatin për lidhje të kontratave me bizneset.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më datë 12.06.2025”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

“Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, tha KEK-u në njoftimin e sotëm.

Kjo është hera e tretë që KEK-u shtyn afatin për nënshkrim të kontratave me bizneset që dolën në treg të hapur të energjisë elektrike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat