Klajdi Musabeliu është eliminuar nga qëndrimi në shtëpinë e famshme.
Ai bashkë me Gjestin, Rozanën, G-Banin, ishin dërguar në shtëpinë shpellë si dënim shkaku i shkeljes së rregullave të Vëllait të Madh.
Banorët përcollën këngëtarin tek dera e kuqe, derisa Gjesti i kërkoi falje për debatet që kishin pasur së bashku.
Derisa Laerti ishte i prekur nga ky largim, po njëjtë edhe G-Bani, me të cilin Klajdi kishte një përplasje të ashpër.



