spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:28
HomeKulturëShowBizKëngëtari në telashe me drejtësinë

Këngëtari në telashe me drejtësinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtari Luiz Ejlli, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg, për vepren panele të Falsifikimit të dokumenteve.

Dosja në ngarkim të tij, tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.

- Advertisement -

Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani, për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë Luiz Ejlli në cilësinë e noterit, ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnje.

- Advertisement -

Deklarata noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.

U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish-noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat