spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
20:13
HomeSiguriaPoliciaKërkesa për abort të jashtëligjshëm, shkak i rrahjes së Dr. Afrim Veliut

Kërkesa për abort të jashtëligjshëm, shkak i rrahjes së Dr. Afrim Veliut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një incident i rëndë është shënuar në fillim të kësaj jave në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku mjeku i njohur Afrim Veliu u sulmua fizikisht në rrethana të dyshimta.

Burime të sigurta të storm• raportojnë se sulmi lidhet me refuzimin e doktor Veliut për të kryer një abort të jashtëligjshëm, në kundërshtim me ligjin dhe etikën profesionale mjekësore.

- Advertisement -

Sipas burimeve nga hetuesia, një person kishte kërkuar nga mjeku që të kryente një abort jashtë kornizës ligjore. Doktor Veliu, duke vepruar në përputhje me detyrimin e tij profesional dhe moral, kishte refuzuar prerazi të realizonte ndërhyrjen. Kjo besohet të ketë nxitur sulmin e dhunshëm që ndodhi më pas.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media një ditë më vonë, ka konfirmuar ngjarjen, teksa njofton se viktima ka pësuar lëndime si shkak i goditjes në kokë me mjete metalike.

- Advertisement -

“Sipas informacioneve të para, dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë, viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftimin e Policisë së datës 21 maj.

Sipas autoriteteve, viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Motivi i sulmit, sipas policisë, “mbetet ende i panjohur”, ndërkohë që burimet e storm• sugjerojnë një prapavijë më të ndërlikuar që lidhet me kërkesën për abort të paligjshëm.

Policia ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

storm• do të vazhdojë raportimin për këtë rast dhe do të publikojë të gjitha zhvillimet e reja sapo të konfirmohen nga burime zyrtare ose të afërta me hetimet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat