spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
01:48
HomeKosovaDrejtësiaKërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork u mbajt një diskutim i organizuar nga Shoqata Ulqini në bashkëpunim me Konsullatën, me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës.

Ngjarjen e hapi dhe i përshëndeti të pranishmit Ambasadori i Kosovës, Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20,000 shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.

- Advertisement -

Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe zërin e grave të Kosovës.

Parafolëset ishin Vasfije Krasniqi Goodman, e Dërguara Speciale e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj të fuqishme, dhe Vera Mjeku, me reflektime mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat