spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
10:42
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim të votave

Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim të votave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave të përfshirë në procesin zgjedhor të mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Kërkesë për paraburgim ndaj 11 të dyshuarve për manipulim votash

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se deri në këto momente kanë pranuar  nga Prokuroria Themelore katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 11 të dyshuar, të cilët u arrestuan një ditë më parë pas një aksioni të prokurorisë nën dyshimet për manipulim e falsifikim votash të kandidatëve.

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se deri në këto momente kanë pranuar  nga Prokuroria Themelore katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 11 të dyshuar, të cilët u arrestuan një ditë më parë pas një aksioni të prokurorisë nën dyshimet për manipulim e falsifikim votash të kandidatëve.“Deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, në ora 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, në ora 15:00 është caktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Marcel Lekaj zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prizren.

- Advertisement -

Ai para gazetarëve tregoi se Gjykata ka formuar një grup punues ku tha se janë caktuar 4 gjyqtarë kujdestarë që janë në orë të kujdestarisë për të pranuar kërkesat për caktim të masave sigurisë, bashkëpunëtorë profesional dhe staf administrativ mbështetës që do të jenë sot e nesër në kohë të kujdestarisë për pranimin e kërkesave, trajtimin e tyre brenda afatit kohor.

“Gjithë përfaqësuesit ligjor të të pandehurve janë duke u njoftuar nga Gjykata për kohën e mbajtjes së seancave”, tha ajo, derisa shtoi se varësisht nga kërkesat që po i përcjellë Prokuroria, po vepron Gjykata.

“Për kërkesat në momentin që pranohen, caktohet gjyqtari kujdestar për të trajtuar rastin, njoftohen përfaqësuesit, palët, përfaqësuesit ligjor dhe Qendrat e Shërbimit Korrektues për të sjellë palët në kohë të caktuar”, tha Lekaj.

KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, më pas rezultatet përfundimtare

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat