Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit kishte kërkuar që ta kryente pjesën tjetër të dënimit në shtëpi me pretendimin se vuante nga probleme shëndetësore.
Apeli i GJKKO e dënoi Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg për skandalin seksual në zyrën e tij, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të bëjë 3 vite.
Apeli i Posaçëm prishi vendimin e shkallës së parë për Gjicin, që përveç se i rriti dënimin edhe më një vit, ndryshoi edhe veprën penale nga ajo e shpërdorimit të detyrës në korrupsion pasiv.