spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
12:14
HomeKosova“Kërthiza e krimit”, gazetari që publikoi skandalin thotë se Bislimi duhet të...

“Kërthiza e krimit”, gazetari që publikoi skandalin thotë se Bislimi duhet të akuzohet edhe për një rast tjetër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka publikuar kontrate për dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, ka komentuar intervistimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga Prokuroria Speciale.

Ai ka thënë se numri dy i qeverisë është kërthiza e krimit në Kosovë.

- Advertisement -

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se Bislimi duhet të akuzohet edhe për një rast tjetër.

“Bislimi sot paraqitet para prokurorit për rastin e Fabrikës së mbetjeve shtazore, ama ky e ka një rast akoma më të rëndë, siç është ai i deklarimeve të tij në grupin e Whats App-it ku sugjeronte dhënie të tenderëve kundërligjshëm. Kjo ndërhyrje brutale e Bislimit me gjasë do të jetë edhe aktakuza e parë e tij (gjithmonë nëse Prokuroria ka guxim ta bëjë punën e vet). Deri më tani, Bislimi ka dal të jetë kërthiza e shumë skandaleve të qeverisë në Kosovë. Në pothuajse secilin rast, Bislimi nxjerr kokën dikund, kryesisht në segmente kyçe të krimit”, ka shkruar Mehmetaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat