spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
05:50
HomeKosovaKESCO: Furnizimi me energji elektrike është stabilizuar

KESCO: Furnizimi me energji elektrike është stabilizuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KESCO njofton konsumatorët se furnizimi me energji elektrike është stabilizuar, pas normalizimit të gjendjes në sistemin elektroenergjetik dhe zbatimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës.

Rritja e prodhimit vendor ka kontribuar në stabilizimin e gjendjes, pas kthimit të bllokut B1 në funksion.

- Advertisement -

Megjithatë, kërkesa për konsum vazhdon të jetë e lartë dhe KESCO po vazhdon mbulimin e kërkesës përmes importit, pavarësisht sfidave dhe kërkesës së rritur në treg, veçanërisht në këtë periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e lartë.

KESCO vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar energji elektrike dhe për të mbajtur furnizimin sa më të qëndrueshëm dhe stabil për konsumatorët.

- Advertisement -

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, dhe apelon që të vazhdojë kursimi i energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut, për mbarëvajtjen e sistemit dhe për të mbështetur një furnizim sa më të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

Ne mbetemi të përkushtuar që, në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe partnerët e sektorit, të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm dhe stabil.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat