spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:24
HomeShëndetiKëshilli Drejtues i OIK realizoi vizitë studimore në Kroaci

Këshilli Drejtues i OIK realizoi vizitë studimore në Kroaci

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli Drejtues i Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK) ka realizuar një vizitë studimore në Kroaci, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave profesionale me Oden Kroate të Infermierisë dhe institucionet tjera përkatëse në fushën e kujdesit shëndetësor.

Gjatë qëndrimit në Zagreb dhe Varazhdin, delegacioni pati mundësinë të diskutojë dhe të njihet nga afër me modele të avancuara të funksionimit të sistemit infermieror në Kroaci, përfshirë digjitalizimin e proceseve të licencimit, ndarjen e përgjegjësive ndërmjet profesionistëve shëndetësorë, si dhe mundësitë për specializime dhe avancim profesional për infermierët.

- Advertisement -

Në kuadër të vizitës u zhvilluan takime me përfaqësues të Odës Kroate të Infermierisë, institucioneve shëndetësore dhe akademike, ku u diskutua rreth etikës profesionale, njohjes së kualifikimeve të huaja, përcaktimit të çmimeve të shërbimeve infermierore dhe sfidave të përbashkëta në fushën e infermierisë.

Vizita u përmbyll me një tryezë diskutimi mes palëve, ku u shkëmbyen ide konkrete për përmirësimin e kushteve të punës së infermierëve dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve profesionale të Kosovës dhe Kroacisë.

- Advertisement -

Pjesëmarrja e një pjese të delegacionit u mbështet nga Integrated Health Services (IHS), për çka OIK shpreh mirënjohje për përkrahjen dhe bashkëpunimin në funksion të zhvillimit profesional të infermierëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat