spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
11:21
HomeKosovaKëshilli i LVV-së: Kurti flet për vakumin kushtetues dhe prioritetet për zgjedhjet...

Këshilli i LVV-së: Kurti flet për vakumin kushtetues dhe prioritetet për zgjedhjet lokale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm, ku kryetari Albin Kurti falënderoi anëtarët dhe votuesit e partisë. Gjatë mbledhjes, u diskutua për situatën politike aktuale në vend dhe për prioritetet e ardhshme të Lëvizjes.

“Ne kemi përgjegjësi për ta formuar qeverinë, jo konstituimin e kuvendit, kjo është përgjegjësi e të gjitha partive”, tha ai.

- Advertisement -

Mbledhjen e 58-të, të Këshillit të Përgjithshëm, para delegatëve të partisë që drejton, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e nisi duke falënderuar aktivistët për rezultatin e fundit zgjedhor.

“Kjo është hera e tretë që dalim të parët, e gjithë kjo me një qeverisje me mandat të plotë, që nga shpallja e pavarësisë”, tha ai.

- Advertisement -

Kurti, shtoi se në prag të 20 vjetorit të themelimit të Vetëvendosje, me prioritete të shumta e fokus kryesor në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Së bashku do të punojmë për ta shpërndarë qeverisjen e mirë qendrore edhe në qeverisjen lokale. Do të ndajmë nga 500 milionë euro në vit për investime në komuna për shërbime cilësorë e infrastrukturë, që diaspora jonë të kthehet edhe para pensionimit në vendlindje”, tha Kuri.

Ai foli edhe për bllokadën në Kuvend dhe kundërshtimi për ta votuar si kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

“Ne nuk jemi bllokues, ne jemi propozues, dhe ne kemi propozimin tonë për kryetare, rezultati zgjedhor nuk mund të ndryshohet, zgjedhjet mund të përsëriten, e në atë rast LVV edhe mund të rritët”.

Kurti tha se përgjegjësi e tyre është formimi i qeverisë, por jo edhe konstituimi i Kuvendit.

“Nuk kemi krizë institucionale, por vakum kushtetues, organet e rendit veprojnë, ligjet zbatohen, vetëm kuvendi nuk është funksionalizuar. Gjithmonë qeveria del pasi të formohet Kuvendi, kurrë e kundërta”.

Kurti foli edhe për refuzimin që i bëri LDK-së, ftesës së tij një koalicion qeverisës. “Ndoshta “rruga e re”, ka preferenca të tjera…”.

Ai tha se Albulena Haxhiu mbetët kandidatja e tyre për kryeparlamentare. “Për Albulenën ka unitet të plotë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe unitet me partnerët tanë”.

Mbledhja e 58-të e Këshillit të Përgjithshëm, është e para pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në këtë mbledhje u tha se do të shqyrtohet  raporti financiar i shpenzimeve të partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat