spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
00:02
HomeKosovaKëshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet urgjentisht pas tensioneve në Iran

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet urgjentisht pas tensioneve në Iran

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është mbajtur mbrëmë vonë mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimit të Qeverisë, mbledhja u thirr për të analizuar situatën e krijuar pas operacionit ushtarak “Epic Fury” të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcave partnere kundër Iran.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti ka ritheksuar qëndrimin e institucioneve të Kosovës për mbështetjen e aleatëve strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës, në përputhje me orientimin e saj euroatlantik dhe partneritetin e ngushtë me SHBA-të, mbështet veprimet e ndërmarra ndaj objektivave të regjimit të Ajatollahëve në Iran”, thuhet në njoftim, ku theksohet se masat synojnë parandalimin e përshkallëzimit dhe kufizimin e kapaciteteve destabilizuese në rajon.

- Advertisement -

Në të njëjtën kohë, Kosova ka shprehur solidaritet me popullin iranian dhe aspiratat e tyre për “liri, dinjitet dhe të drejta themelore”.

Institucionet e sigurisë bëjnë të ditur se tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend dhe se situata në Lindjen e Mesme po monitorohet nga afër, përfshirë implikimet e mundshme për rajonin.

“I bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe burimeve kredibile të informimit, dhe të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandës që kanë për synim destabilizimin e vendit dhe krijimin e pasigurisë, tensioneve apo përhapjen e narrativeve kundër shtetësisë dhe sigurisë së Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë

Mes tjerash theksohet se Republika e Kosovës mbetet një partnere e besueshme dhe e përkushtuar e komunitetit euroatlantik dhe do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet global.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat