Kevini ia ka rrëfyer në linjën e jetës familjen, padrejtësitë e jetës, ikja e babait nga jeta e tij.
“Për mua babai ka qenë një super baba, ndoshta për mamin jo, por për mua po”, u shpreh Kevini.
“Babai nuk ishte partner i mirë për mamin, e prindërit e mamit nuk e kanë pranuar pasi ajo ishte me dikë jo shqiptarë, nuk kishim ku të shkonim pastaj”, tha ndër të tjera Kevini.
Po ashtu ai tregon se babai i tij ka 12 fëmijë me gjashtë gra të ndryshme.
Tutje, Kevini rrëfeu edhe rrugën e tij drejt muzikës, si nisi karriera e tij dhe sa shumë e do këtë që bënë.
Atij iu mundësua të lidhej direkt me babain e tij, që jeton në Kili të Amerikës Latine.
Ky i fundit ka thënë që megjithëse nuk po e kupton gjuhën shqipe, ai po e përcjell e madje ka shkarkuar të gjitha videot e tij.
Babai e komplimentoi edhe Anën, të dashurën e Kevinit, derisa shprehu dëshirën që të vizitonte Kosovën.



