spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
13:40
HomeKosovaKFOR-i amerikan viziton kryeprokurorin e Prishtinës, premtohet thellim bashkëpunimi

KFOR-i amerikan viziton kryeprokurorin e Prishtinës, premtohet thellim bashkëpunimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka marr mbështetjen e KFOR-it amerikan. Përfaqësues nga kampi Bondsteel që ishin mysafirë në zyrën e kryeprokurorit të Prishtinës, thuhet t’i kenë shprehur gatishmërinë, Zejnullah Gashit, për thellim bashkëpunimi reciprok.

Ndërkohë, sipas Prokurorisë, nikoqiri i takimit, kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi, para mysafirëve amerikan të KFOR-it, Hector L. Zayas, kryesues i Zyrës Ligjore në kampin Bondsteel, Adam M. Curfman, avokat ushtarak, si dhe Daniel J. Allen, asistent ligjor ushtarak, tregoi gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të këmbimit të praktikave institucionale.

- Advertisement -

“Kryeprokurori Gashi, pasi që fillimisht i uroi mirëseardhjen shprehu mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deri tanishëm, njëkohësisht tregoi gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të këmbimit të praktikave institucionale. Po ashtu, Kryeprokurori i njoftoi përfaqësuesit e KFOR për strukturën dhe punën e prokurorisë. Në anën tjetër përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan, treguan gatishmëri në thellimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe ofruan mbështetjen e tyre për punën e prokurorisë në tërësi”, thuhet në njoftim.

Për fund, thotë Prokuroria, Gashi, i falënderoi të pranishmit duke treguar përkushtimin që institucioni të mbetet i hapur në zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët, veçanërisht ata të nivelit ndërkombëtar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat