spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
04:40
HomeKosovaKFOR-i dënon sulmin ndaj infrastrukturës së ujit në Zubin Potok

KFOR-i dënon sulmin ndaj infrastrukturës së ujit në Zubin Potok

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KFOR-i ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se e dënon ashpër dhe shtoi se është e rëndësishme që të faktet të vërtetohen dhe që ata që e kryen sulmin të mbahen përgjegjës.

“Misioni i NATO-s, KFOR, dënon ashpër sulmin në tubacionin e ujit të Zubin Potokut, i cili pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës. Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, ka thënë KFOR-i.

- Advertisement -

Tutje, KFOR-i tha se ka ofruar siguri në vend dhe zonat përreth dhe se ka ndihmuar edhe në asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje për institucionet e Kosovës.

“Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të sigurojë asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”.

- Advertisement -

Ndërkohë, KFOR-i përsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat