spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
21:36
HomeKosovaKFOR-i e Policia gjeten detonatorë me fitila afër Leposaviqit, Sveçla: Serbia me...

KFOR-i e Policia gjeten detonatorë me fitila afër Leposaviqit, Sveçla: Serbia me banda po planifikon sulme terroriste

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi të detonatorëve që u gjetën në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviqit.

Ai tha se Serbia përmes bandave kriminale vazhdon të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Kosovë.

- Advertisement -

“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq.”

Ai shtoi se Policia në veri po shmang dhe minimizon sulme të rënda.

- Advertisement -

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Postimi i plotë:

Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq.

Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e insitucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve.

Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë e mbi të gjitha Republika e Kosovës është e vendosur në luftën përballë bandave të tilla kriminale të cilave do t’i përgjigjet ashtu siç e meritojnë. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale.

KFOR-i dhe Policia e Kosovës gjejnë 10 detonatorë afër lumit në Leposaviq

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat