spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
22:29
HomeKosovaKFOR-i gjen tri vetura në Zubin Potok, dyshime për kontrabandë nga Serbia

KFOR-i gjen tri vetura në Zubin Potok, dyshime për kontrabandë nga Serbia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësia e KFOR-it, gjatë një patrullimi rutinë në Zubin Potok, ka zbuluar tri vetura dhe një furgon që dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë.

Në momentin që forcat e KFOR-it iu afruan automjeteve, drejtuesit e tyre kanë ikur, duke i lënë automjetet në rrugë.

- Advertisement -

Një nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar nga autoritetet, në fshatin Bubë të Zubin-Potokut.

Pas një kontrolli të detajuar të automjeteve, është konfirmuar se ato ishin të ngarkuara me dele dhe një sasi pije alkoolike dhe jo-alkoolike, duke sugjeruar mundësinë e kontrabandës së mallrave.

- Advertisement -

“Fsh. Bube, Zubin Potok 19.11.2024 – 08:49. Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri  automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për kontrabandë me mallra.

Ndryshe, edhe një person është arrestuar për kontrabandë me migrantë në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ku gjatë kontrollit, në veturë janë hasur katër refugjatë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat