KFOR-i përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve për sigurimin e objektivave të ndjeshme.

Ky ushtrim u organizua për të mbajtur sinergjinë dhe një gatishmëri të lartë.

Në këtë stërvitje janë përfshirë ushtarët kroat të Batalionit Kinetik të dislokuar në Komunën e Pejës, duke stimuluar një skenar të ndërhyrje së shpejt të Forcave të Reagimit të Shpejtë për të evakuuar një Ekip Monitorues Ndërlidhës.



