spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:44
HomeSiguriaUshtriaKFOR-i pranon garancitë e Qeverisë Kurti për Veriun

KFOR-i pranon garancitë e Qeverisë Kurti për Veriun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Misioni i KFOR-it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK-së në Veri.

Në një përgjigje për Express ata thonë se e mirëpresin respektimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj këtij zotimi.

- Advertisement -

“Sipas marrëveshjes NATO -Kosovë të vitit 2013 secili dislokim i FSK në Veri  kërkon autorizim nga komandanti i KFOR-it” rikujtojnë nga Film City.

Tutje, ata theksojnë dialogun e rregullt që kanë me institucionet e Kosovës, përfshirë Ministrin Maqedonci i cili dje ka konfirmuar se ka dërguar letër në komandën e KFOR’it ku ka theksuar se do të respektohet zotimi për të mos e çuar FSK-në në Veri.

- Advertisement -

“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm që Kosova ka ndaj këtij zotimi dhe garancitë e fundit me shkrim. Kjo pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të institucioneve të Kosovës, përfshirë z. Maqedonci”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat