spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
08:42
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kica-Xhelili thotë se LDK-ja ka zot shtëpie

Kica-Xhelili thotë se LDK-ja ka zot shtëpie

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas akuzave të LVV-së për një komunikim mes Berat Buzhalës dhe Petrit Selimit në Whatsapp që janë interpretuar si “negociata” për qeverinë e re.

Ajo në një reagim në profilin e saj në Facebook ka thënë se VV-ja i ka marrë seriozisht ato ‘negociatat’ për qeverinë e re, pasi është mësua të qeverisë nga Whatsapp.

- Advertisement -

Por, ajo thekson se LDK-ja ka zot shtëpie, e kështu si deshti elektorati i tyre, kështu thotë se do të vazhdojnë deri në fitoren e madhe.

“Nuk e di me kë jeni mësuar ju, por LDK ka zot shtëpie! E, nëse nuk keni dëgjuar, LDK i është kthyer elektoratit të saj! Atij i bindemi! Atij i nënshtrohemi!”, tha ajo.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Paramendoni, PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, e VV e merr seriozisht, sepse është mësuar të qeverisë nga WhatsAppi.

Nuk e di me kë jeni mësuar ju, por LDK ka zot shtëpie! E, nëse nuk keni dëgjuar, LDK i është kthyer elektoratit të saj! Atij i bindemi! Atij i nënshtrohemi!

Ky elektorat na kërkon të vazhdojmë kështu si tash. Të punojmë të pavarur, fort, e drejtë – deri në fitoren e madhe!

Dritë do të ketë një ditë në Kosovë!

Të tjerëve – punë të mbarë në negociata tavolinash.

Doarsa R. Kica

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat