Kina ka refuzuar të negocioj me SHBA-në për tarifat, pavarësisht se presidenti Donald Trump dha shenja kohët e fundit se taksa 145% mbi importet mund të ulet “thelbësisht”.
“Çdo pretendim për përparimin e negociatave tregtare Kinë-SHBA janë të pabaza si përpjekje për të kapur erën dhe nuk kanë bazë faktike”, tha Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë He Yadong.
“Masat e njëanshme të rritjes së tarifave u iniciuan nga Shtetet e Bashkuara. Nëse Shtetet e Bashkuara duan vërtet të zgjidhin problemin, duhet të përballen me zërat racionalë të komunitetit ndërkombëtar dhe të gjitha palëve në vend, të anulojnë plotësisht të gjitha masat e njëanshme tarifore kundër Kinës dhe të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut të barabartë”, vazhdoi ai.
“Pozicioni i Kinës është konsistent dhe ne jemi të hapur për konsultime dhe dialog, por çdo formë e konsultimeve dhe negociatave duhet të kryhet mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe në mënyrë të barabartë”, tha ai.
Trump tha të martën se norma e lartë e taksave prej 145% që amerikanët duhet të paguajnë aktualisht për importet kineze ka të ngjarë të reduktohet ndjeshëm.
Ndërsa Trump tha se norma “nuk do të jetë zero”, ai shprehu optimizëm për një marrëveshje të mundshme tregtare me presidentin kinez Xi Jinping.



