spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:57
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kishte planifikuar të shkonte Kurti, pronari mbyll lokalin: E pash që po...

Kishte planifikuar të shkonte Kurti, pronari mbyll lokalin: E pash që po eskalon situata

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gani Haziri, pronari i lokalit ku kishte planifikua të shkonte sot Albin Kurti, ka treguar arsyet pse e mbylli kafiterinë e tij.

Para mediave, ai ka thënë se një veprim të tillë e bëri për të evituar eskalimin e situatës.

- Advertisement -

“Asnjë palë nuk ka kërkuar me u liru hapësira, e pashë që është duke dalë prej kontrollin gjendje dhe për mos me u ba diçka më madhe”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se nga punëtorët e tij e kishte kuptuar se Kurti po dëshiron të vijë në lokalin e tij.

- Advertisement -

“E kom marrë vesh prej punëtoreve të mi që po vjen Albin Kurti dhe unë jam ardhë me e prit në formën më të mirë që duhet, sepse është kryeministër i Kosovës. Por e pash që po eskalon situata dhe për qet arsye(e mbylla)”, ka thënë ai.

Haziri ka deklaruar se të gjithë myshterinj e kanë mirëkuptuar.

“Na kanë mirëkuptuar krejt, të dy palët. Arsyeja e vetme ka qenë që mos me u ba më e madhe diçka ”, ka deklaruar Haziri, duke shtuar se asnjëherë më parë Albin Kurti nuk ka qenë në këtë lokal.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat