spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
22:47
HomeKulturë“Kitarat e Korçës”, magjia e serenatave në pedonalen e qytetit

“Kitarat e Korçës”, magjia e serenatave në pedonalen e qytetit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pedonalja e Korçës u mbush mbrëmjen e Krishtlindjeve me tingujt e kitarave dhe këngëve karakteristike të qytetit, në një aktivitet artistik të hapur për qytetarët dhe artdashësit.

Koncerti “Kitarat e Korçës”, nën drejtimin e Nuçiel Dokos, mësues kitare në shkollën e muzikës “Tefta Tashko Koço”, u konceptua si homazh për traditën muzikore korçare, që prej vitesh shoqëron netët festive të qytetit.

- Advertisement -

Rreth 40 kitara interpretuan njëkohësisht, duke krijuar një atmosferë emocionale dhe duke bashkuar zërat e të rinjve me kujtimet e serenatistëve të vjetër, në shenjë ruajtjeje të identitetit kulturor të Korçës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat