spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:31
HomeShëndetiKlinika e Kardiokirurgjisë në QKUK: 24 orë në shërbim të pacientëve

Klinika e Kardiokirurgjisë në QKUK: 24 orë në shërbim të pacientëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon të jetë një pikë kyçe për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje në zemër – qoftë në raste urgjente apo të planifikuara. Me një infrastrukturë të përmirësuar dhe kushte moderne, kjo klinikë është funksionale 24 orë në ditë, çdo ditë të javës.

Stafi profesional i kësaj klinike, i përbërë nga mjekë dhe infermierë të specializuar, ofron kujdes të vazhdueshëm dhe të përkushtuar për pacientët.

- Advertisement -

Drejtori i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë, Dr. Shpejtim Shurdhiqi, thekson se përkushtimi i stafit dhe përmirësimi i kushteve teknike kanë ndikuar drejtpërdrejt në suksesin e trajtimeve.

Ky shërbim shënon një hap të rëndësishëm për sistemin publik shëndetësor në Kosovë, duke garantuar trajtim cilësor për pacientët me sëmundje të zemrës, pa pasur nevojë për trajtime jashtë vendit.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat