spot_img
E enjte, 19 Mars, 2026
16:20
HomeKulturëShowBizKlodi dhe Sasa, shfaqen tejet të afërt pas spektaklit, ja e vërteta...

Klodi dhe Sasa, shfaqen tejet të afërt pas spektaklit, ja e vërteta e fotos që po qarkullon në rrjet!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Spektakli mund të ketë përfunduar, por raportet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të komentohen gjatë. Së fundmi, vëmendjen e kanë marrë Klodi dhe Sasa, të cilët janë parë sërish bashkë.

Ishte Sasa ajo që ndau me ndjekësit disa momente private nga makina. Fotografitë tregonin dyshen mjaft të lumtur, por ajo që ngriti dyshime ishte puthja në faqe që Klodi i dha ish-konkurrentes.

- Advertisement -

Megjithatë, bukuroshja u tregua e shpejtë në reagim. Duke e cilësuar Klodin si “vëlla”, ajo i dha fund çdo aludimi për diçka më shumë se shoqëri, duke vërtetuar se mes tyre ekziston një miqësi e pastër.

Ky postim ka gëzuar fansat e tyre, të cilët vlerësojnë faktin që banorët po mbajnë kontakte edhe pas presionit të madh të lojës. Klodi dhe Sasa mbeten dy nga figurat më të dashura që ky edicion i dha publikut.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat